Paralajmërimi i Ten Hag/ Trajneri kërkon nga futbollistët e United që të shmangin vetëkënaqesinë

Trajneri Erik ten Hag u kërkoi lojtarëve të Manchester United që të vazhdojnë të jenë të karikuar, ndërsa objektivi është që të sigurojnë një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

United renditet në vend të katërt në Premier League, shtatë pikë më shumë se sa Liverpool një vend më poshtë, që ka një ndeshje më shumë.

“Vetëkënaqësia mund të çojë në dembelizëm! Kemi gjashtë ndeshje përpara dhe duam t’i fitojmë të gjitha. Keni nevojë për përqendrim, energji dhe përgatitje të plotë. Duhet të përgatitemi për të marrë pikët. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje; ne duam të fitojmë çdo garë. Është e qartë se duam të jemi në Ligën e Kampionëve dhe ky është kompeticioni për të cilin po luftojmë tani. E mira nuk është e mire mjaftueshëm, duhet të përmirësohemi edhe më shumë”.

United mundi Brighton me penallti në gjysmëfinalet e FA Cup muajin e shkuar dhe Ten Hag e pranon se djemtë e Roberto De Zerbit do të jenë mëse të karikuar për të marrë hak.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share