Pa njohje reciproke nuk ka BE, vlerësohet “Ballkani i Hapur”
Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra tjetrën para anëtarësimit në BE, tha Peter Bayer në Beograd, deputet i Bundestagut nga radhët e CDU-së, njëkohësisht edhe raportues i partisë së tij për Ballkanin Perëndimor.
Bayer vlerësoi se nisma “Ballkani i Hapur” duhet të vendoset si një pjesë integrale e procesit të Berlinit.
“Unë mendoj se është mençuri që kjo nismë, nëse zbatohet në mënyrë korrekte dhe transparente, të vazhdojë si pjesë e procesit të Berlinit. Nuk mund të ketë çështje të pazgjidhura kufitare dhe territoriale brenda Bashkimit Europian”.
Kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, muajin e shkuar vizitoi rajonin, ku në Beograd u shpreh se “është e pamendueshme që Serbia të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën”.
Klan News