Paralajmërimet për takimin e ministrave të NATO-s në Pragë

Një raport britanik me titullin “Ballkani Perëndimor: sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s” është në tryezën e ministrave të Jashtëm të Aleancës të cilët janë mbledhur për dy ditë bisedimesh në kryeqytetin e Republikës Çeke në Pragë.

Ky raport është përpiluar nga Lordi anglez Mark Lancaster me fokus kryesor se çfarë duhet që të bëjë NATO për sigurinë sidomos në Kosovë dhe në Republika Srpska. Sa i përket Serbisë, në raportin britanik thuhet se NATO duhet që të ushtrojë presion adekuat.

Në pikën 78 të raportit theksohet se, para së gjithash, aleatët e NATO-s, Bashkimi Evropian dhe partnerët e tyre “duhet të vijojnë që të ushtrojnë presionin e duhur ndaj Beogradit dhe Prishtinës për të zhbllokuar dialogun.

NATO-s po ashtu i sugjerohet një qasje e re për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me forcat boshnjake dhe ato kosovare sipas modelit të aplikuar nga ushtria britanike, e cila aktualisht po trajnon ushtarët ukrainas.

Raporti britanik thekson qartë se Republika Sërpska është një pengesë për integrimin e Bosnje Hercegovinës në NATO, gjë që nënkupton se në rast mosbindjeje të serbëve aleanca duhet që të jetë gati për një kundërpërgjigje.

Në raport, bëhet thirrje që të shtohen fondet për misionin EUFOR në Bosnje Hercegovinë dhe atë KFOR në Kosove si një mjet për të kundërshtuar tendencat e rrezikshme për të thyer marrëveshjen e pasluftës.

Një tjetër ide novatore e këtij raporti është fakti se për herë të parë propozohet që Kosova dhe forcat e saj të armatosura t’i bashkohen partneritetit për paqe. Në mënyrë të pashmangshme në këtë raport britanik përmenden edhe ndikimet e huaja që duhen shmangur kryesisht nga Kina dhe Rusia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share