Paralajmërim për bombë në shumë shkolla në Shkup dhe Kumanovë

PARALAJMËRIMI PËR BOMBA NËPËR SHKOLLA DETYRON EDHE FËMIJËT E ÇERDHEVE TË EVAKUOHEN

Edhe sot alarmet për bomba nëpër shkolla kanë bërë që nxënësit të dalin nga klasat dhe të largohen nga objekti i shkollës, prindërit në orët e para të mëngjesit kanë marrë mesazhe nga mësuesit për të marrë fëmijët nga shkolla.

Përshëndetje prindër të nderuar, Në shkollën tonë kanë lajmëruar alarm, mundësisht ejani dhe merreni nxënësit, ky ishte njëri ndër mesazhet që prindërit herët në mëngjes kanë pranuar nga mësuesit e shkollës Ismail Qemali në Çair, ndërsa edhe neper shumë shkolla tjera të Shkupit kanë pranuar e-mail neper të cilat është kërcënuar për bombë.”

Drejtoresha e shkollës Ismail Qemali tha se menjëherë pasi kanë pranuar emalin kërcënues për bombë janë evakuuar fillimisht nxënësit që ishin në objekt dhe më pas janë lajmëruar edhe prindërit.

“Në momentin qe e morëm e-mailin lajmëruam menjëherë edhe policinë në atë moment edhe prindërit edhe tjerët ishin në detyrën e vet që sa më lehtë dhe pa panik t’i nxjerrim fëmijët nga shkolla” – tha Teuta Imeri, drejtoreshë e shkollës fillore ”Ismail Qemali”

Përveç se janë larguar nxënësit e shkollës fillore Ismail Qemali janë detyruar që edhe fëmijët e çerdhes Borëbardha të largohen nga objekti i cili është vetëm disa metër larg kësaj shkollë.

“Pasi kemi marrë informacione për paralajmërim për bomba në të gjitha shkollat fillore në komunën e Çairit, kopshti ynë Borëbardha ndodhet vetëm 50 metër nga objekti i shkollës fillore Ismail Qemali, ndërsa objekti tjetër është gjithashtu 50 metër larg shkollës fillore Vasil Glavinov, shkaku i afërsisë së objektit i evakuuam fëmijët si masë paraprake dhe thirrëm prindërit që t’i merrnin nga kopshti” – tha Neral Sali Buçi, drejtoresha e çerdhes Borëbardha.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski tha se po merren të gjitha masat e parapara me protokolle dhe se ekziston një shtab që vazhdimisht po punon për këtë çështje.

“Gjithçka që ndërmarrim, mbi të gjitha marrim përsipër të ruajmë qytetarët të sigurt, aktualisht nuk kemi asnjë indikacion për ndonjë shkelje të situatës së sigurisë” – tha ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Përveç shkollave të Shkupit paralajmërim për bombë kanë pranuar edhe disa shkolla të Kumanovës nga ku kryetari i komunës së Kumanovës apeloi tek prindërit dhe qytetarët që të mos bëhet panik dhe të jenë të qetë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share