Para syve të Macron, zhytësi francez rrëshqet në trampolinë dhe…

Një zhytës francez kaloi një moment të sikletshëm gjatë ceremonisë së inagurimit të qendrës së pishinave që do të shërbejë për lojërat olimpike Paris 2024. Alexis Jandard rrëshqiti në trampolinë ndërsa po tentonte që të bënte hedhjen e tij, e ra me shpinë.

Zhytësi olimpik, që përfaqësoi Francën në olimpiadën Tokio 2020 qetësoi të gjithë me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, duke thënë se ishte mirë fizikisht, por jo egoja e tij si sportist.

Për 26 vjeçarin kjo ishte një situatë e sikletshme ndërsa ai bëri një paraqitje të keqe jo vetëm përpara presidentit të Francës Emmanuel Macron, por edhe përpara gjithë Francës gjatë kësaj ceremonie.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Madje ai i ftoi edhe ndjekësit e tij ta vinin në lojën në rrjetet sociale, pasi e meritonte pas kësaj gafe.
Ndërsa shokët e tij e ruajtën gjakftohtësinë dhe realizuan performancën e sinkronizuar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share