Papa Françesku i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se vazhdimisht po lutet për paqe nw Ukrianw, pasi u takuan në Vatikan.
Papa theksoi gjithashtu nevojën urgjente për të ndihmuar viktimat e pafajshme të pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia vitin e kaluar.
Zelensky u takua më herët me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila e siguroi atë për mbështetjen e Romës për Ukrainën.
Në një deklaratë të shtunën, Selia e Shenjtë tha se Papa Françesku dhe Presidenti Zelensky “diskutuan situatën humanitare dhe politike në Ukrainë të shkaktuar nga lufta” gjatë një takimi që zgjati rreth 40 minuta.
Papa dhe presidenti Zelensky “të dy ranë dakord për nevojën për të vazhduar përpjekjet humanitare për të mbështetur popullsinë”.