Papa Francesku zemërohet me Izraelin/ Ati i shenjtë: Nuk e pranoj dot që fëmijët në Gaza ngrijnë deri në vdekje

Papa Françesku ka kritikuar sërish fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze “shumë serioze dhe të turpshme”.

Në një fjalim vjetor drejtuar diplomatëve, Ati i Shenjtë në fjalimin e tij që u lexua nga ndihmësi për shkak të gjendjes shëndetësore, iu referua vdekjeve të shkaktuara nga i ftohti në Gaza, ku pothuajse nuk ka energji elektrike.

“Ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë bombardimin e civilëve. Nuk mund të pranojmë që fëmijët të ngrijnë deri në vdekje sepse spitalet janë shkatërruar ose rrjeti energjetik i një vendi është goditur. Lufta është gjithmonë një dështim. Shkatërrimi i infrastrukturave nuk është vetëm një katastrofë, por në thelb do të thotë se e keqja del si fituese”

Ambasadori i Izraelit në Selinë e Shenjtë ishte mes të pranishmëve në këtë ngjarje. Papa Françesku, kohët e fundit ka deklaruar se eshte kunders luftes se Izraelit me Hamasin dhe ka kerkuar që komuniteti global duhet te hetoje nëse ofensiva përbën një gjenocid të popullit palestinez.

Ndërkaq bombardimet vijojnë në enklavë. Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 50 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës. Autoritetet thone se spitalet al-Aqsa, Nasser përballen me mbyllje të menjëhershme për shkak të mungesës së madhe të karburantit.

PAMJET; REUTERS

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share