Moti i lig godet Italinë, dy të vdekur

Vala e motit të keq që preku Italinë veriore dhe qendrore shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha.Një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Lucca dhe Carrara.

Në LuccA tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share