Papa Françesku vajton gjatë ceremonisë fetare

Papa Françesku u mbyt nga emocionet dhe lotët duke mos mundur të fliste ndërsa lutej për paqe në Ukrainë.

Gjatë ceremonisë të përvitshme në statujën e Virgjëreshës Mari në qendër të Romës, Papa nisi të lotonte pa mundur të shqiptonte lutjen qartë. “Do kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas”, tha ai.

Kleriku i lartë nisi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe pushoi së foluri. Turma e mijëra besimtarëve, zyrtarëve dhe klerikëve kuptoi që Papa ishte i emocionuar dhe nisi ta duartrokiste për ta inkurajuar.

Pas një pushimi 30-sekondësh, Papa vijoi: “popullit ukrainas që prej kaq kohësh i jemi lutur Atij për paqe”. Në momentin që Papa vazhdoi lutjen, në zërin e tij ndihej një krisje.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë vizitës së përvitshme në Shkallët Spanjolle e cila përkon me 8 Dhjetorin, dita e gostisë kushtuar Virgjëreshës Mari, një festë kombëtare në Itali./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share