20-vjeçari shqiptar humbet jetën nga i nxehti në Itali

Një djalë i ri vetëm 20 vjeç ka humbur jetën në Itali nga i nxehti kur ishte duke punuar në një fermë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Falciano del Massico, që ndodhet në provincën e Kazertës, rreth 50 kilometra nga Napoli.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka qene duke punuar në një serë kur ka rënë përtokë pa jetë. Karabinierët kanë hapur një hetim për vdekjen e të riu shqiptar, por sipas informacioneve paraprake nga mjekësia ligjore djaloshi 20-vjeçar ka humbur jetën nga i nxehti i tepërt.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share