Ati i Shenjte ka deklaruar edhe më herët se është moralisht legjitime që kombet të furnizonin me armë Kievin
Papa Françesku ka deklaruar se ukrainasit po i nënshtrohen egërsisë, monstruoziteteve dhe torturave, duke i quajtur ata një popull “fisnik” që po martirizohej.
Duke folur për audiencën e tij të përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë, i cili nuk e përmendi Rusinë, i tha turmës një bisedë me kardinalin Konrad Krajewski, shefin e tij të bamirësisë që po jep ndihma në Ukrainë.
“Do të doja të flisja për situatën e tmerrshme të Ukrainës martire. Kardinali Konrad Krajewski shkoi atje për herë të katërt, duke ndihmuar njerëzit në zonën e Odessa dhe aty pranë Ai më tregoi dhimbjen e këtyre njerëzve, fatkeqësinë që ata po përjetojnë , dhe ëndrrat e prera në mes. Të bashkohemi me popullin, kaq fisnik e kaq martir”, është shprehur Papa.
Mediat e Vatikanit thanë se Krajewski, i cili është polak, teksa po shpërndante ndihma iu desh të strehohej si pasojë e bombardimeve. Ai gjithashtu vizitoi varret masive jashtë Izium, në verilindje të Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë gjetur qindra trupa, disa me duar të lidhura pas shpine, të varrosura në territorin e rimarrë nga forcat ruse, në atë që presidenti Volodymyr Zelenskiy e quajti provë të krimeve të luftës. Nga 111 trupat e civilëve të zhvarrosur të mërkurën, katër treguan shenja torture.
Papa Françesku ka deklaruar edhe më herët se është moralisht legjitime që kombet të furnizonin me armë Ukrainën për të ndihmuar vendin të mbrohej nga agresioni rus.
Klan News