Papa Françesku nuk mban fjalimin me rabinet europiane

Vatikani: Nuk ndihej mirë, po kalon një të ftohur

Papa Francesku shfaq sërish probleme shëndetësore. Ati i Shenjtë nuk e lexoi dot fjalimin e tij, në një takim me një grup rabinësh nga vendet europiane në Vatikan. Papa i përshëndeti ata në sallë dhe u tha se fjalimin do t’ua shpërndante të shkruar pasi edhe kishte të pamundur t’ua lexonte.

Vatikani njoftoi më vonë se Papa Françesku po kalonte një të ftohur të lehtë dhe ishte ndjerë i pafuqishëm për të lexuar fjalimet, çka u duk edhe gjatë përshëndetjes me rabinët.

Megjithatë, nuk pati anulime nga axhenda ditore e mëpasme e tij. Papa ka hequr një pjesë të mushkërive me ndërhyrje kirurgjikale kur ka qenë i ri në vendin e tij të origjinës, ndaj edhe ftohjet më të lehta i kalojnë jo pa probleme.

Ndërhyrja e fundit kirurgjikale e Atit të Shenjtë ishte më 7 qershor të këtij viti. Ai kaloi nëntë ditë në spital dhe pas tejkalimit të këtyre sfidave shëndetësore iu rikthye detyrave të zakonshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share