Papa Françesku mungon në procesionin e së “Premtes së Mirë”

Pope Francis presides at Holy Mass on the Sunday of the Word of God in Saint Peter’s Basilica, in Vatican City, 22 January 2023. ANSA/ANGELO CARCONI

Moti i ftohtë në Romë e detyroi Atin e Shenjtë të qëndronte në Vatikan, ai u lut për viktimat e luftës dhe trafikimit të qenieve

Për herë të parë, Papa Françesku anashkaloi procesionin tradicional të “Rrugëtimit të Kryqit të Shenjtë” për shkak të motit të ftohtë në Romë. Ati i Shenjtë e ndoqi ceremoninë duke qëndruar në Vatikan si masë paraprake pasi doli nga spitali ku ishte i shtruar për shkak të bronkitit. Mijëra besimtarë dolën në rrugë me pishtarë në duar.

Papa 86 vjeçar u lut për migrantët, refugjatët dhe viktimat e luftës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Për shkak të problemeve me frymëmarrjen, dy ndihmës e ndihmuan atë që të lexonte fjalimin e tij para një turme prej rreth 20,000 njerëzish që mbanin qirinj. Gjatë ceremonisë, Papa dukej i ngjirur kur jepte bekimin e tij në fund të shërbesës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ati i Shenjtë zgjodhi si temë të procesionit “zërat e paqes në kohë lufte”. U lexuan me zë të lartë rrëfime për vuajtjet e emigrantëve dhe refugjatëve nga lufta, lufta civile apo uria, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Mes rrëfimeve ishin edhe ajo e një të riu ukrainas, i cili fillimisht iku në Itali, ku gjyshja e tij punonte për t’i shpëtuar luftës, por më vonë u kthye në Ukrainë. Në shërbimin e lutjes, Françesku, i cili ka një probleme me gjurin, përdori një karrige me rrota për të arritur në zonën qendrore të bazilikës dhe për të kryesuar shërbimin.

Papa Françesku ka planifikuar gjithashtu të kryesojë në meshën e Vigjiljes së Pashkëve mbrëmjen e kësaj të shtune në bazilikë. Të dielën, ai do të jetë në sheshin e Shën Pjetrit për një meshë të mëngjesit dhe do  të mbajë një fjalim të gjatë të njohur me emrin e tij latin, “Urbi et Orbi”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share