Papa Francesku kërkon t’i jepet fund luftës së pakuptimtë në Ukrainë

Ati i Shenjte: Dhuna, urrejtja dhe terrorizmi nuk do çrrënjosen pa zhdukur padrejtësinë dhe varfërinë

Papa Françesku mbërriti në Kazakistan, në një udhëtim tre-ditor ku do të marrë pjesë në një takim paqeje të udhëheqësve fetarë botërorë.

Ati i Shenjtë iu drejtua Kongresit të Shtatë të Udhëheqësve të Feve Botërore dhe Tradicionale, një takim që bashkon të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët, hindutë dhe besimet e tjera. Gjatë fjalimit ai u shpreh se Zoti nuk i drejton fetë drejt luftës, një kritikë e nënkuptuar ndaj Patriarkut Ortodoks Rus Kirill, i cili mbështet pushtimin e Ukrainës dhe ka bojkotuar një konferencë të liderëve fetarë.

“Unë po ju vizitoj gjatë luftës së pakuptimtë dhe tragjike që shpërtheu me pushtimin e Ukrainës, edhe pse konfliktet dhe kërcënimet e tjera vazhdojnë të rrezikojnë botën tonë. Unë kam ardhur të përforcoj lutjen e të gjithëve, ata që thërrasin për paqe. Nevoja për të zgjeruar përpjekjet e diplomacisë për të nxitur dialogun bëhet gjithnjë e më urgjente, pasi në ditët e sotme problemi i njërit është problem i të gjithëve, dhe atyre që mbajnë më shumë pushtet në botë kanë përgjegjësi më të madhe në lidhje me të tjerët, veçanërisht ato vende që janë më të prirura për trazira dhe konflikte”, është shprehur Papa.

Kirill i ka dhënë mbështetje pushtimit rus të Ukrainës, të cilin e sheh si një mburojë kundër një Perëndimi që ai e quan dekadent. Qëndrimi i tij ka shkaktuar një përçarje me Vatikanin dhe ka shkaktuar një rebelim të brendshëm që ka çuar në ndërprerjen e lidhjeve nga disa kisha ortodokse lokale me Kishën Ortodokse Ruse. Kirill pritej të merrte pjesë në kongres por e anuloi udhëtimin e tij.

Papa Françesku u shpreh gjithashtu se ndërsa dhuna në emër të Zotit nuk justifikohet kurrë, “viruset” e urrejtjes dhe terrorizmit nuk do të çrrënjosen pa zhdukur më parë padrejtësinë dhe varfërinë.

“Është koha për të kuptuar se fundamentalizmi ndot dhe korrupton çdo besim. Le të çlirohemi nga ato nocione shkatërruese që ofendojnë emrin e Zotit me ashpërsi, ekstremizëm dhe e përdhosin atë përmes urrejtjes, fanatizmit dhe terrorizmit, duke shpërfytyruar edhe imazhin e njeriut”, ka thënë Papa.

Papa Françesku tha se ishte i gatshëm të shkonte në Kinë në çdo kohë, por nuk kishte por nuk kishte marrë asnjë dritë jeshile nëse do të takohej me presidentin kinez Xi Jinping ndërsa të dy janë në Kazakistan. Ka vetëm rreth 125,000 katolikë në mesin e 19 milionë popullsisë së vendit të gjerë të Azisë Qendrore, i cili është një ish-Republikë Sovjetike. Rreth 70% e kazakëve janë myslimanë dhe rreth 26% të krishterë ortodoksë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share