Papa Françesku i sëmurë, Ati i Shenjtë vuan nga ftohja

Dy javët e fundit shëndeti i Papa Françeskut ka qenë një problem i cili po evidentohet gjithnjë e më shumë në daljet e tij publike. Ati i Shenjtë nuk kishte fuqi as të lexonte mesazhin e tij të plotë gjatë një aktivitei në sheshin e “Shën Pjetrit”, por u ndihmua nga një asistent për të lexuar tekstin e përgatitur.

87-vjeçari i bëri të ditur audiencës se ende vuante nga ftohja. Në fund të aktivitetit ai përshëndeti disa nga besimtarët dhe u lut për paqe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Gjatë muajve të fundit, Atit të Shenjtë iu desh të anulonte disa aktivitete përfshirë një udhëtim në Dubai për shkak të problemeve shëndetësore, gjë që së fundmi ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e tij për të vazhduar drejtimin e Kishës Katolike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share