Papa Françesku do të dalë nga spitali sot, pasi u shtrua në spital të mërkurën për bronkit, tha drejtoi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
“Mund të konfirmoj se meqenëse Papa pritet të dalë sot nga spitali, kreu i kishës do të jetë i pranishëm nesër në sheshin e Shën Pjetrit për meshë”, tha Bruni, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se Papa i ka kaluar të qeta netët në spital.
Në deklaratën e Vatikanit sqarohej se kthimi i Papës në shtëpinë e Santa Martës pritet pas analizave të fundit mjekësore në mëngjes.