Pandov kreu mbikqyrje në burgun e Shkupit: Momentalisht ka katër të burgosur të arratisur

U.d drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov kreu mbykqyrje në Burgun e Shkupit. Pandov theksoi se, 11 të burgosur nuk kanë qenë nëpër qelitë e tyre, ndërsa momentalisht katër të burgosur janë në arrati.

Në burgun e Shkup çdo ditë mungojnë një numër i madh i të burgosurve, ka njoftuar sot u.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Ai tha se pas informatave që ka marrë që nga emërimi i tij në këtë pozitë, mbrëmjes e 19 korrikut, ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Burgun e Shkupit, me çka ka konstatuar se, lista e të burgosurve që ka marrë nga policia nuk korrespondon me gjendjen faktike që ka hasur në këtë burg. Pandov theksoi se, 11 të burgosur nuk kanë qenë nëpër qelitë e tyre, ndërsa momentalisht katër të burgosur janë në arrati.

Aleksandar Pandov, u.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve 6:50

“Ai drejtor u ka dhënë alibi atyre njerëzve se ato janë të pranishëm në burgjet në Maqedoni, ndërsa nga ana tjetër në burgun konkret në Shkup, ato janë jashtë. Kjo do të thotë se, në atë periudhë, ato kanë alibi të bëjnë çfarëdo vepra penale, vepra më të rënda penale, qoftë vrasje, vjedhje të rëndë, përdhunim, çdo gjë”.

Sipas tij, policët e burgut deklaruan se, të burgosurit zhvendosen me urdhër verbal të drejtorit Filip Andov, për të cilin tha se do të kërkojë që të shkarkohet.

Aleksandar Pandov, u.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve 9:42

“Në pjesën më të madhe të burgjeve në Maqedoninë e Veriut situata është e ngjashme, burgjet këtu te ne janë hotel shkuji. Ajo që ne mendojnë se është burg dhe që kemi ide si duhet të jetë burgu, gjendja faktike nuk është e tillë.

Pandov paralajmëroi se do të kryejë mbikëqyrje edhe në burgjet e tjera të vendit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share