Pamjet apokaliptike nga Siria, dëmet që ka shkaktuar tërmeti

Pamje të tmerrshme vijnë nga Siria, ku tërmeti i dy ditëve më parë me epiqendër në Turqi ka shkaktuar dëme të mëdha edhe aty.

Në pamjet e publikuara në Twitter, në qytetin e vogël sirian Jidayris janë shkatërruar rreth 50 ndërtesa.

Video e publikuar nga “Helmetat e Bardha” tregon shkatërrimin që ka lënë pas tërmeti në Jidayris.

“Një situatë katastrofike, shkatërrim kudo. Qindra familje janë ende nën rrënoja dhe ekipet tona po punojnë me gjithë forcë në vendet e shkatërruara”, shkroi në Twitter Raed al-Saleh, kreu i “Helmetave të Bardha”.

Të martën, një mjek në një spital të zonës tha se një vajzë e sapolindur ishte nxjerrë gjallë nga gërmadhat. Ndërsa babai, nëna, 4 vëllezërit e motra si dhe halla e vogëlushes nuk mbijetuan.

Në Siri janë mbi 2500 të vdekur dhe më shumë se 4 mijë të plagosur nga tërmeti shkatërrimtar. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share