Një imazh tronditës vjen nga një qytet i goditur nga tërmeti në Turqi ku shihet një baba i pikëlluar teksa mban dorën e vajzës së tij pajetë të bllokuar nën rrënojat e një blloku apartamentesh të rrafshuar si pasojë e tërmetit shkatërrimtar.
Fotoja vjen nga qyteti i Kahramanmaras, pranë epiqendrës së tërmetit ku babai mban dorën e vajzës së tij 15-vjeçare.
Pamja e trishtë është shfaqur pas 2 tërmeteve të mëdha që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën që u ndoq më pas nga një tërmet i tretë me magnitudë 5.7 të martën në mëngjes.
Si pasojë e një prej fatkeqësive natyrore më vdekjeprurëse të këtij shekulli, më shumë se 5400 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri dhe qindra ndërtesa janë rrafshuar. Shumë njerëz janë bllokuar nën rrënoja dhe rrezikojnë të vdesin nga lëndimet, të ftohtit apo uria./tvklan.al