Disa pamje të marra nga kabina e një aeroplani që fluturonte mbi Lindjen e Mesme tregojnë momentin kur një breshëri raketash iraniane u lëshuan në qiellin e natës të martën në mbrëmje, ndërsa Teherani gjuajti predha drejt Izraelit.
Sipas New York Post, pamjet – që tregojnë raketa të lëshuara nga rrethi Shiraz, Iran – u kapën nga piloti i një aeroplani me destinacion Dubain, përcjell Telegrafi.
Ndërsa asnjë nga raketat “nuk ra në kontakt” me aeroplanin, është e qartë se sa afër ishin ato, duke vënë në pah se Irani nuk u sigurua që rrugët ajrore të ishin “pastruar” përpara se të fillonte sulmin e tij ndaj Izraelit.
Si rezultat, linjat ajrore nxituan të devijojnë fluturimet e tyre mbi Lindjen e Mesme pasi raketat iraniane u ngritën drejt Izraelit rreth orës 19:30 me kohën lokale.
Megjithatë, gjurmuesit e fluturimeve treguan një “pastrim” në hapësirën ajrore midis Iranit dhe Izraelit ndërsa aeroplanët fluturonin rreth të dy vendeve për të shmangur zjarrin.
Aeroportet në Iran, Irak, Liban, Jordani dhe Siri gjithashtu filluan të pezullojnë fluturimet. /Telegrafi/