Pamje të frikshme në Turqi, shkëmbinj gjigantë bien mbi furgonin në hyrje të tunelit

Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur teksa ishin duke udhëtuar me furgon për të shkuar në punë në një digë në Turqi.

Gurë të mëdhenj bien nga kodra në hyrje të një tuneli në Artvin në momentin që furgoni po kalonte. Në furgon po udhëtonin 8 persona, 4 nga të cilët kanë marrë lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa nuk është e qartë nëse gurët janë shkëputur si pasojë e paslëkundjeve të tërmetit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share