Pamje nga reshjet e mbrëmshme në Tetovë, u bllokuan shumë rrugë

Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave (QRMK) – Tetovë, njoftoi se mbrëmë pas reshjeve të dendura të shiut që filluan rreth orës 20:00, që përfshinë Tetovën dhe rrethinat e saj, përveç rrugëve kryesore të qytetit, janë vërshuar edhe bodrumet dhe garazhet e shtëpive.

Nga QMK njoftuan se menjëherë ka filluar edhe ndërhyrja nga institucionet kompetente.

Reshjet e mbrëmshme shkaktuan mbyllje të rrugës që të çon nga stadiumi te kazerma.

Përveç rrugëve të qytetit, në gjendje kritike ka qenë edhe fshati Gjermë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share