Palevskit i shqiptohet burgim i përkohshëm 40 ditor në Turqi

ASGJË KONKRETE PËR EKSTRADIMIN E TË DYSHUARIT PËR VRASJEN E VANJËS

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se përmes shkresës së Prokurorisë Publike të Belikesir-Turqi, është bërë e ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, Ljupço Pelevski, është dënuar me burgim të përkohshëm prej 40 ditësh në “Burgun e Mbyllur Belikesir” në Turqi.

“Në shkresën nga Prokuroria Publike Republikane Belikesir-Turqi, informojnë se personit Lupço Palevski, i cili është arrestuar me urdhër arrest për veprën penale “Vrasje me dashje të fëmijës”, në pajtim me Ligjin 6706, neni 14, me qëllim të sigurimit të ekstradimit të personit në shtetin e cekur (RMV), në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e Kriminelëve, i është caktuar burgim i përkohshëm në kohëzgjatje prej 40 ditë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Procedura për ekstradimin e Palevskit nga Turqia mund të zgjasë disa muaj, njoftuan së fundmi nga Ministria e Drejtësisë.

Hetimi për vrasjen e 14 vjeçares Vanja dhe 74 vjeçarit Pançe nisi në fillim të këtij muaji. Përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprat penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale”, për bashkëpunim në vepër akuzohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup.

Në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbim, përmes ndarjes së informacioneve me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij, por edhe Stefan Dimkovski, shoferi që e ka çuar nga Serbia për në Turqia, të dyshuarin kryesor Palevski.

Palevski, nga Serbi udhëtoi për në Turqi përmes Bullgarisë. Por u arrestua nga policia e turke në qytetin Balikesir./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share