9 persona mbetën të vrarë, shënjestër strehimoret e terroristëve, SHBA shkatërron 14 objektiva të Houthi
Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon që të përshkallëzohet edhe më shumë, teksa vende të tjera shkëmbejnë sulme të ndërsjellta. Pakistani ka nisur sulme hakmarrëse me raketa në Iran, një ditë pas sulmeve me raketa ku goditi disa baza të një grupi të armatosur të quajtur Xhaish al-Adl.
9 persona janë vrarë, ndërsa sipas Pakistanit sulmet shënjestruan strehimoret e terroristëve në provincën Sistan-Baluçestan të Iranit. Tre gra dhe gjashtë fëmijë u vranë, ka bërë të ditur televizioni shtetëror i Iranit. Ministria e Jashtme e Pakistanit, ka bërë të ditur se Pakistani ka kapacitetin për t’iu përgjigjur çdo lloj agresioni ushtarak dhe se nuk do të lejojë asnjë veprim kundër
Pakistani dhe Irani kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin se strehojnë grupe militante që kryejnë sulme nga rajonet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Sulmi i së enjtes është i pari në tokën iraniane që nga përfundimi i Luftës Iran-Irak në vitin 1988, që përfundoi me një armëpushim të ashpër pasi la të vdekur rreth gjysmë milioni njerëz.
Nga ana tjetër një sulm ajror në Rafah vrau 16 njerëz, përfshirë fëmijë, të cilët ishin strehuar në një shtëpi.
Një dërgesë me furnizime mjekësore për robërit izraelitë dhe palestinezët në nevojë po shpërndahet si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari dhe Franca. Megjithatë kamionët e ndihmave në Gazën jugore nuk janë të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e njerëzve. Të paktën 10 kamionë u lejuan të hyjnë në enklavën e rrethuar.
Gjithashtu ushtria amerikane ka sulmuar sërish 14 objektiva të Houthi në ditën e katërt të sulmeve të drejtpërdrejta ndaj grupit të lidhur me Iranin brenda një jave. Qindra anije të mëdha janë ridrejtuar rreth skajit jugor të Afrikës, për të shmangur sulmet me dronë dhe raketa nga Houthis. Anijet me kontejnerë ishin të parat që u larguan nga Deti i Kuq, dhe tani cisternat e naftës po ndjekin shembullin.
Grupi rebel ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga sulmet ndaj anijeve izraelite që shkojnë drejt porteve në Palestinën e pushtuar. Shtetet e Bashkuara e ripërcaktuan grupin jemenas si një organizatë “terroriste” në përgjigje të sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj anijeve dhe vendosën sanksione ndaj tij.
Klan News