Pakënaqësitë në shëndetësi/ Specializantët privat ndërpresin protestat – nuk heqin dorë nga kërkesat!

Me valixhe të bëra gati dhe bileta udhëtimi një drejtimshe në duar, qindra specializantët privat sot përcollën një imazh se çfarë e pret shëndetësinë në vend, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Ata informuan se kanë vendosur të ndërpresin protestat për të mos lënë qytetarët pa shërbimet ennevojshme mjekësore, por theksuan se nuk heqin dorë nga kërkesat. Duke nisur nga java e ardhshme deri pas zgjedhjeve do të përcjellin pakënaqësitë e tyre në një tjetër formë.

“Specijalizantët privat në shenjë revolte që kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar, duke filluar nga java e ardhshme, çdo të martë gjatë pushimit të drekës, në orën 11 do të mblidhen tek parku para klinikave interne.”, tha Hristina Çeshlarovska.

“ Kemi të dhëna statistikore se mbi 70% e studentëve të Fakultetit të Mjeksisë mësojnë në mënyrë aktive dhe e njohin gjuhën gjermane. Unë bësoj se kjo nuk është rastësi. Kjo do të thotë se ekziston një plan emigrimi, sepse  janë pa shpresë për të ardhmen  në vendin e tyre”, tha Aleksandra Georgieva.

Javën e kaluar ata dolën në protestw duke kërkuar paga më të larta, sigurim shëndetësor falas dhe rregullim të statusit të punës. Në seancën e së martës, qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme.Të dhënat e Shoqatës Maqedonase të mjeksisë tregojnë se  në nivel vjetor numri I mjekëve që largohen nga vendi është rreth 250./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share