Një person raportohet se u arrestua në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, pak para nisjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit.
Siç raporton Kanal 10, personi i dyshuar e ka kaluar rrethin e sigurisë pa e treguar kartën e identitetit (letërnjoftimin), përcjell Klankosova.tv
Lidhur me rastin, Klankosova.tv ka pyetur edhe në policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.
Me fillim nga ora 20:45, kombëtarja e Kosovës në futboll luan kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.