Pagesa me këste dhe pa interes nga telefoni – Apple prezanton shërbimin “Pay Later”, për momentin vetëm në SHBA

Njoftimi u bë verën e kaluar, por tashmë është një realitet. Kompania Apple ka prezantuar, për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara, shërbimin Apple Pay Later, një shërbim shumë i pritur “blej tani, paguaj më vonë”, sepse është i integruar në Apple Pay.

Njoftimi zyrtar u bë nga kompania me bazë në Cupertino, e cila ka shpjeguar edhe mënyrën se si funksionon shërbimi i ri. Në thelb, përdoruesit lejohen të ndajnë pagesat për blerjet në katër këste, të shpërndara në gjashtë javë, pa interes dhe pa komision. Më pas, përdoruesit mund të monitorojnë, menaxhojnë dhe shlyejnë çdo kredi direkt në “Portofolin” e Apple, i cili bëhet gjithnjë e më shumë qendra e financat personale në iPhone.

Është e mundur të kërkohet shtyrja e pagesës për shuma që variojnë nga 50 deri në 1.000 dollarë dhe kjo mund të ndodhë për blerjet online dhe përmes aplikacioneve të bëra në iPhone dhe iPad, por edhe në shitje fizike me pakicë ku është e mundur të paguhet me Apple Pay.

Shërbimi filloi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por synimi i Apple është ta ofrojë atë kudo, sepse në fakt është një evolucion i Apple Pay.

Sipas informacioneve, përdoruesit fillimisht do t’u nënshtrohen një lloj sondazhi për të vlerësuar aftësinë kreditore. Më pas, shërbimi do të jetë aktiv dhe përdoruesi do të shohë të shfaqet opsioni “Paguaj më vonë” sa herë që zgjedh Apple Pay për të bërë një blerje.

Apple Pay Later ofrohet nga Apple Financing, një degë e Apple, përgjegjëse për vlerësimin e kredisë dhe huadhënien. Apple Financing planifikon të raportojë të gjitha transaksionet tek zyrat e kreditit të SHBA duke filluar nga kjo vjeshtë.

/SCAN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share