Pagat për universitetet/ Xhaferi: Nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive para zgjedhjeve

Kryeministri Talat Xhaferi, deklaron se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, për shkak se janë shpallur zgjedhjet.  Ai sqaroi se universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” i cili është i vetmi universitet me të cilin është nënshkruar marrëveshja që mundësoi rritjen e pagave, e ka dorëzuar kërkesën për marrëveshje kolektive që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

“Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në parlament ka dorzuar kërkesë për marrveshje kolektive me date 11.11.2020, pason koha e zgjedhjeve në pranverë të vitit 2021 sipas kodit zgjedhor neni 8A në periudhë zgjedhore është e ndaluar mes tjerash nënshkrimi i marëveshjeve kolektive qofshin të përgjithëshme ose individual”, tha Talat Xhaferi.

Pas deklaratës së kryeministrit Xhaferi, kanë reaguar nga Sindikata e punonjësve të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir nga ku thonë se të gjithë dokumentacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive e kanë dorëzuar me kohë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sindikata e punonjësve të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir me përgjegjësi pretendon se i gjithë dokumentacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, themelues i Universitetit, më 04.05.2023 nga ku edhe është pranuar dokumentacioni. Ne e hedhim poshtë plotësisht pretendimin se Sindikatat e Universiteteve nuk janë formuar në kohë, sepse Sindikata e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir është themeluar me 14.12.2022”, thonë nga nga Sindikata e punonjësve të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit.

Sindikatat e pesë universiteteve publike disa ditë më parë të zhgënjyer nga vendimi i Qeverisë dhe Kuvendit për mos nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, unanimisht paralajmëruan protestë të cilën e mbajtën dy ditë më parë përpara universiteteve të tyre. Siç thane ata, nëse nuk ndodh nënshkrimi i marrëveshjes kolektive për rritjen e rrogave, protestat do të zhvendosen edhe para kuvendit./tvklan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share