Padi penale kundër një shkupjani për keqpërdorim të të dhënave personale

MInistria për punë të Brendshme njoftonë se njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB-së ka ngritur padi penale ndaj 35 vjeçarit M.D. nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i të dhënave personale”. I denoncuari pa-autorizim ka mbajtur letërnjoftimin e mikut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria me te dhe duke u prezantuar në emër të tij, në sportel të një banke në Komunën e Butelit, nga llogaria e tij ka nxjerr 50 mijë denarë. Policia punon në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share