Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e një tjetri në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.
Pacolli tha se ky është një akt terrorist.
“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, tha Pacolli.