SPPSH: TË RRITET SIGURIA FIZIKE DHE MONITORUESE E PERSONELIT MJEKËSOR
Sindikata e pavarur e Punonjësve të shëndetësisë ka reaguar ashpër ndaj sulmit me thikë që një pacient i moshuar e ka shkaktuar ndaj një të punësuari në Qendrën е shëndetit publik “8 Shtatori” në Shkup, përcjell KlanM. Nga Sindikata apelojnë që qytetarët e dhunshëm dhe nervozë që kanë nevojë për kujdesje shëndetësore duhet të lënë armët dhe thikat në shtëpitë ose automjetet e tyre, ndërsa në institucionet shëndetësore të vijnë të paarmatosur.
“Qytetarët e dhunshëm dhe nervozë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor duhet të lënë armët dhe thikat në shtëpitë dhe automjetet e tyre dhe të jenë të paarmatosur në institucionet shëndetësore, të jenë psikofizikisht të gatshëm për të zgjidhur problemet e tyre shëndetësore. Drejtorët e institucioneve shëndetësore publike, përmes sigurimit fizik dhe monitorues ta rrisin sigurinë e punonjësve shëndetësor gjatë kohës së punës në institucionet shëndetësore”, thonë nga Sindikata e pavarur e Punonjësve të shëndetësisë.
Mbrëmë një i moshuar 77 vjeçar ka sulmuar me thikë një pjesëtar të personelit mjekësor në spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Nga MPB, njoftojnë se nga Qendra e Shëndetit Publik “8 Shtatori” është raportuar se presoni D.T. (36) nga Shkupi, punonjës në spital, është lënduar pasi është prerë me thikë nga M.N. (77) nga Shkupi, pacient në spital. Sipas njoftimit, të MPB-së, sulmuesi ishte sjellë më parë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi të spitalit në korridor./KlanMacedonia