Pacientët me fibrozë cistike kanë realizuar takim sot me Ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, informon KlanM.
Sipas asaj që ka siguruar KlanM, palët janë marrë vesh që edhe 30 pacientë të tjetë të furnizohen me ilaçin Trikafta në periudhën e ardhshme, por jo më vonë se fundi i vitit.
Gjithashtu, janë dakorduar që Instituti në Kozle të shndërrohet në Qendër për Firbrozë Cistike dhe nga institucion sekondar, të riemërohet në Qendër Klinike apo institucion tercial./KlanMacedonia