“Pa pagesë, në këmbim të koncesionit” – Rustemi: Bechtel – Enka edhe në vitin 96 është ofruar ta ndërtojë Korridorin 8

Drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin ka ndarë një informacion të pathënë deri tani. Sipas Rustemit, konzorciumi i njejtë e i shumëpërfolur Bechtel – Enka edhe më herët ka ofruar ta ndërtojë Korridorin 8, madje pa pagesë. Në këmbim kanë kërkuar koncesionin e rrugës për 25 vite.

“Në vitin 1996 konzorciumi Bechtel-Enka i ka drejtuar një ofertë Republikës së Maqedonisë. Oferta e atëhershme ka qenë: ndërtimi i Korridorit 8 nga Deve Bairi deri në Qafë Thanë për marrje në koncesion nga konzorciumi për 25 vite. Qeveria e Maqedonisë në atë kohë nuk e ka pranuar një ofertë të tillë”, deklaroi Ejup Rustemi./KlanMacedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share