Osmani uron Rutten: Do punojmë bashkë për avancimin e anëtarëstimit të Kosovës në NATO

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar ish-kryeministrin holandez, Mark Rutte, për emërimin si sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ajo ka theksuar se përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për aleancën.

“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re”.

“Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share