Osmani u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve/ Ministri zbuloi njërën prej shtyllave të programit të tij politik

Kandidati shqiptar për president, kryediplomati aktual, Bujar Osmani ka vendosur të ju përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale.

Ministri ka nxjerrë në “tiktok” video ku iu është përgjigjur pyetjes se “Cilat masa do të ndërmerrni për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë?”

“Para disa ditëve një prej shtyllave të rëndësishme të programit tim si president i Maqedonisë së Veriut. Do të inicoj formimin e një bordi ndërkombëtar, i përbërë nga NATO, SHBA dhe BE. Të cilët do të duhet t’i certifikojnë bartësit e funksioneve publike. Ky bord do të certifikon në dy drejtime. Nën 1: A janë të korruptuar dhe nën 2 a kanë çfarëdo lidhje me Rusinë.

Askush nuk do të mund të bëhet bartës i funksionit publik pa e marr këtë certifikatë nga ky bord ndërkombëtar. Mendoj që kjo është garanc e mjaftueshme se askush nuk mund ta kalon filtrin për të marrë përgjegjësi publike nëse është i lidhur me çfarëdo lloj korrupsioni ose ka lidhje me Rusinë”, është përgjigjur Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share