Elmi Aziri: Nuk ka krisje brenda qeverisë – kemi raporte korrekte me partnerët

Nënkryetari dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin mohoi se mes partnerëve të koalicionit qeveritar ka krisje të raporteve, ndërsa shtoi se raportet mes tyre janë korrekte.

“Asgjë nuk ka krisur në këtë koalicion. Nuk kushtëzohet ASH-ja për ta thënë qëndrimin e saj, mendimin e saj për çdo çështje”, tha mes tjerash Aziri.

Zërat për prishje raportesh mes partnerëve qeveritarë kanë kulmuar pas dështimit të votimit të nevojës për sjellje të Ligjit për amnisti, i përgatitur nga ministri i ASH-së, por i refuzuar nga partnerët e shumicës qeveritare./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share