Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024.
Në press konferëncë, kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani tha se më kundërkanditin nga VLEN, Arben Taravari kanë pasur fushatë fer, ndaj edhe humbja duhet të pranohet.
Dëshiroj t’I them diçka edhe Taravarit. Arben pavarësisht goditjeve të ulta, patëm një fushatë fer. Që me dinjitet të pranohet humbja dhe fitorja. Duhet ta pranojmë vullnetin e popullin dhe mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe komunitetet tjera. Ata përcaktojnë karrietën tonë politike”, deklaroi Osmani. /TvKlan.mk