Osmani takohet me Kearns: Hetimet vendore e ndërkombëtare tregojnë se Serbia qëndron prapa sulmit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim deputeten dhe kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Osmani e ka falënderuar Kearnsin për përkrahjen e jashtëzakonshme për Kosovën dhe popullin e saj, teksa shprehur edhe mirënjohjen për angazhimin e saj për të ngritur vetëdijen për rreziqet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe Ballkani Perëndimor.

“Takimi me deputeten Kearns u përqendrua në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Presidentja Osmani e ka informuar deputeten britanike me sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve të unifikuara ndërkombëtare për t’iu kundërvënë akteve të tilla terroriste dhe të agresionit në funksion jo vetëm të sigurisë së qytetarëve të Kosovës, por edhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Osmani i tha Kearnsit se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, përderisa po vazhdojnë edhe hetimet nga partnerët ndërkombëtarë, dëshmojnë se Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, teksa ka kërkuar masa ndëshkuese ndaj shtetit serb.

Kearns po qëndron për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, teksa gjatë takimit ka theksuar përkushtimin e saj për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share