Osmani sqaron planin 9 pikësh për Veriun: Pavarësia e Kosovës mbrohet me veprime të koordinuara

Kandidati për president nga Fronti Europian Bujar Osmani, në një reagim ndaj Arben Taravarit, ka shpjeguat një plan nëntëpikësh për të zvogëluar tensionet në veri të Kosovës. Ky plan ka për qëllim të deeskalojë situatën dhe të parandalojë zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë.

Osmani theksoi se Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara, dhe liria dhe pavarësia e saj mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara.

“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës!
Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara”. tha Osmani./Indeks.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share