Osmani: Sjelljet e tifozëve nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet e dy shteteve

PROKURORIA VIJON HETIMET PËR THERJEN E TIFOZIT BULLGAR

Prokuroria Publike ka vijuar hetimet për zbardhjen e sulmit ndaj një tifozi bullgar që u therr me thik para ndeshjes Shkupi-Levski. Dërsia gjendja e 29 vjeçit bullgar është stabile ai edhe më tej do vijoj të trajtohet në spital. E shefi i diplomacisë Bujar Osmani për incidenet që ndodhen para ndeshjes Shkupi – Levski tha se nuk mundet që përmes grupeve të tifozërive të nxjeren konkuzione për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Asnjëherë nuk duhet që ngjarjet e tilla që ndodhin mes klubeve dhe tifozëve të vendosen në kontekste politke mes dy shteteve. Mendoj se ma me rëndësi, më mirë është që mos të vihen në korrelacion marrëdhëniet mes tifozëve, me marrëdhëniet mes shteteve apo çfarëdolloj grupacioni etnik ose populli. Siç thash, është një botë tjetër te tifozët dhe nëse ne lejojmë që aq lehtë të bëhet korrelacion, vërshim, mendoj se vetëm do t’i bëjmë dëm marrëdhënieve” – tha Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia njoftoi se për incidentet në ndeshjen Shkupi-Levski janë arrestuar 19 shtetas bullgarë dhe 2 tifozë të Shkupit. Pas 24 orësh në paraburgim, tifozët e Levskit janë liruarm ndërsa kanë paguar gjobë prej 300 euro për prishje të rendit dhe qetësisë. Incidentet shkaktuan reagime edhe në palën bullgare, derisa ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se vetë tifozët bullgarë dersia kanë kaluar nëpër Çair kanë provokuar. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share