Osmani: SHBA asnjëherë nuk ka kërkuar marrëveshje finale me Serbinë, pa njohje reciproke

SHBA-JA NUK KA KËRKUAR TË HEQIM DORË NGA RECIPROCITETI

 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi se SHBA-të asnjëherë nuk kanë kërkuar marrëveshje finale me Serbinë pa njohje reiproke. Ajo gjithashtu theksoi se nuk është kërkuar as të hiqet dorë nga reciprociteti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Republika e Kosovës një marrëveshje finale me Serbinë, pa njohje reciproke.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është rikonfirmuar edhe nga partnerët tanë strategjik, që njohja reciproke është e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike që diskutohen në Bruksel siç është çështja e energjisë, të zhdukurve me dhunë etj. Nuk ka pas kërkesë qoftë nga SHBA ose partnerët e BE-së që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se njohja reciproke është domosdoshmëri të jetë pjesë e marrëveshjes finale.

Duke folur për çështjen e targave dhe kërkesën e emisarit të SHBA-ve që vendimi për konvertimin e tyre të shtyhet edhe për 10 muaj, Osmani u shpreh se çështja e targave është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit.

“Mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë i kanë konvertuar targat e paligjshme në targat e Kosovës. Sa i përket një pakice që ende nuk i ka konvertuar targat dhe i shfrytëzojnë tagrat e kohës së Millosheviqit kërkesa jonë është që të respektohet ligji. Është e pamoralshme që targat e Millosheviqit të ecin lirshëm në Kosovë, duhet tu jepet fund bandave kriminale që kërcënojnë qytetarët tanë serb”, ka thënë Osmani.

Osmani shtoi se veprimet e institucioneve të Kosovës janë vetëm për rend e ligj e asnjëherë për tensionim./KlanMacedonia/

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share