Osmani: Raporti pozitiv – rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e KiE

KOSOVA NË KiE

Kosova pret rezultate pozitive nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci ti Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Dora Bakojanis.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se raporti i, raportuese për Kosovën Bakojanis, është pozitiv dhe se përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e këtij Këshilli.

.Duke komentuar letrën e tre liderëve të shtetit drejtuar raportueses për Kosovën, e në të cilën u dha zotimi për zbatim të marrëveshjeve, në të cilat përfshihet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe,ajo ka thënë se Asociacionit nuk i kërkohet Kosovës para pranimit në KiE.

”S’është përkushtim i marsit 2024, por i marrëveshjes bazike së vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe siç e dini të gjithë përfshin edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit. Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë s’dalim kurrsesi jashtë saj” – tha Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar në lobim

Nëse i jepet drita jeshile raportit sot në Komision, atëherë pritet që të ketë një votim në muajin prill nga asambleja e përgjithshme e Këshillit për të vazhduar në mbledhjen e Komitetit të ministrave që vendoset për anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share