“I rrimë karshi këtij premtimi për rrugën e pakthim drejt BE-së”
Bashkimi Evropian, para çdo interesi tjetër, janë të prerë nga BDI-ja. Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, sic njofton KlanM, janë pranuar parakushtet drejtuar kësaj partie me qëllim që të miratohen ndryshimet kushtetuese. BDI-ja do ta mbështesë qeverinë pa pjesëmarrje të saj, ditën kur të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese.
“Jemi të gatshëm të mbështesim Qeverinë ku nuk do të jetë BDI-ja, nëse kjo do të mundësojë që para formimit të kësaj qeverie të kemi ndryshimet kushtetuese që do të hyjnë në fuqi”, deklaroi Bujar Osmani.
Osmani, sic njofton KlanM, tha se 20 vitet e fundit BDI-ja ka punuar për integrimin e vendit në BE. Kjo sipas tij, është konfirmuar me mandatin e marrë nga qytetarët në 13 cikle të njëpasnjëshme zgjedhore dhe se për këtë synim ia vlen sakrifica.
“Ne sot i rrimë karshi këtij premtimi para njerëzve dhe jemi të gatshëm të marrim cfarëdo vendimi që të mundësojmë që ndryshimet kushtetuese të hapin rrugën e pakthim drejt BE-së”, tha Osmani
VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, ditëve të kaluara vazhdimisht ka përsëritur kërkesën e liderit partiak Hristijan Mickoskit I cili gjatë takimit me Kryeministrin Kovaçevski, ka propozuar Qeveri kalimtare pa BDI-në, dalja e BDI-së nga të gjitha eshalonet dhe ndryshime kushtetuese që do të hynin në fuqi vetëm në ditën kur Maqedonia të anëtarësohet në BE./KlanMacedonia