Osmani: Protokolli është reciprok, bisedimet nisin të martën

“ÇDO VENDIM DO TË MERRET PAS MIRATIMIT TË KOMISIONIT HISTORIK”

Të gjitha obligimet që dalin nga protokolli I nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në baza reciproke dhe vlejnë njësoj si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe dhe Bullgarinë. Kështu theskoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas kthimit nga Sofja ku nënshkroi protokollin tashmë të shumë përfolur me palën bullgare.

“Tema për Komisionin historik, dy shtetet inkurajojnë Komisionin që ta përshpejtoje punën e saj dhe të arrihen rezultate të qarta në përputhje me nenin 8, alineja 2 e marrëveshjes. I kam theksuar me qëllim të dy qeveritë që të shihet reciprociteti në të gjitha masat që janë ndërmarrë. Të dy qeveritë konfirmojnë mbështetjen e tyre për punën e Komisionit dhe angazhohen të krijojnë kushte të plotë për punën e saj, e inkurajojnë që të punojë me efektivitet më të madh për të arritur rezultate konkrete të bazuar në debat shkencor me qëllim të paraqitjes së fakteve dhe ngjarjeve të historisë së përbashkët e cila i lidh të dy shtetet dhe popujt e tyre në sistemin arsimor në të dy shtetet,” deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sqaroi se edhe pjesën për ndalimin e gjuhës së urrejtjes do të ketë reciprocitet të dy anshëm, ndërsa shtoi se ky protokoll do të rikthej besimin mes dy shtetve dhe krijon klimë të mirë politike. Osmani njoftoi se edhe zyrarisht vendi shënon nisjen e negociatave të marten kur edhe do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ndërsa konferenca e dytë do të mbahet pas futjes së bullgarëve në Kushtetutë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share