Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në një ceremoni zyrtare nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Të dy presidentët pritet të zhvillojnë një takim, teksa pas takimit, rreth orës 11:40 – 12:05, dyshja do të kenë edhe një konferencë për media, përcjell teve1.info
Osmani do të qëndrojë në Shqipëri edhe nesër, teksa parashihet të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.