SAMITI I PROCESIT PËR BASHKËPUNIM TË EJL-së
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, këshillon Qeverinë e re që për sa kohë nuk i ndryshojnë dot marrëveshjet ndërkombëtare, të respektojnë realitetin dhe të dispozitat e marrëveshjeve në fjalë. Ai tha se në bazë të Marrëveshjes së Prespës, “Maqedonisë” mund të përdoret vetëm në aspektin etnik dhe jo shtetëror.
Sipas tij, Marrëveshja e Prespës është shumë më tepër se marrëveshje për ndryshim të emrit, është marrëveshje për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve.
“Mendoj se nuk ka hapësirë për interpretime të ndryshme të Marrëveshjes së Prespës.” Sjellja korrekte është të thuhet se “ ne ndoshta kemi pasur apo kemi dallime, por ky është realiteti.” Nëse kanë mënyrë se si të ndryshojnë realitetin, le të urdhërojnë, ky është process demokratik. Megjithatë, për sa kohë që nuk e ndryshojnë dot realitetin, i njëjti duhet respektuar” – tha Bujar Osmani.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth zhvillimeve të fundit politike, ndër të cilat legjitimiteti i dhënë në zgjedhjet e 8 majit është kryefjalë, Osmani tha se i njëjti është zemra e Marrëveshjes së Ohrit, pikë e rëndësishme e kësaj marrëveshje që ka për qëllim parandalimin e majorizimit.
Paralelizmit të bërë nga gazetarët rreth mes koalicionit që BDI bëri në vitin 2017 dhe atij që VMRO bëri për qeverinë e re, Osmani iu përgjigj duke thënë se mekanizmat e Marëveshjes së Ohrit nuk i referohen bashkësisë shumicë.
“Për cilëndo cështje që kërkohet dakordësim i popullit shqiptarë, diçka e tillë duhet bërë përmes përfaqësuesit legjitim. Andaj mund të prisni edhe në të ardhmen, cilatdo bisedime për të ardhmen e shtetit që kërkojnë pajtim edhe nga bashkësia e dytë etnike më e madhe në vend, kjo duhet bërë përmes përfaqësuesit legjitim. Ju mund të keni shok apo të preferuar në Qeveri, në koalicionin tuaj, por në emër të shqiptarëve mund të flasin vetëm ata që kanë marrë shumicën e votive. Zemra e Marrëveshjes së Ohrit është respektimi i legjitimitetit, pra i vullnetit të bashkësive.”
Këto deklarime të ministrit Osmani u bënë gjatë një konference për media në kuadër të këshillit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore. /tvklan.mk/