Osmani: Përsëri u shfaqën informacione të pasakta rreth protokollit RMV-Bullgari

Ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në rrjetet sociale ka rreaguar rreth protokollit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë ku sipas tij u shfaqën informacione të pasakta.

Ja postimi i plotë:

”Përsëri në opinion u shfaqën informacione të pasakta për përmbajtjen e Protokollit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, i cili duhet të jetë procesverbal i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar që del nga Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë nga viti 2017.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një tekst në gjuhën bullgare, i cili përfaqëson një version të vjetër dhe jo të plotë, është publikuar për publikun, si pjesë e grupit të ideve të shumta që janë shkëmbyer mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme në periudhën e kaluar.

Në këtë moment të ndjeshëm, ne besojmë se publikimi i këtij informacioni të pasaktë është tendencioze dhe ka për qëllim për të prishur procesin e konsultimeve të gjera për propozimin francez për heqjen e vetos dhe vazhdimin e integrimit evropian të vendit, i cili aktualisht është në fazën përfundimtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kontekst, dëshirojmë të theksojmë se përmbajtja e Protokollit eventual ndërmjet dy vendeve, si procesverbal i seancës së ardhshme të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, do të harmonizohet përfundimisht në seancën e vetë këtij Komisioni” – shkruan Bujar Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share