Osmani: Përpjekje maksimale për zbatimin e reformave dhe ndryshimeve Kushtetuese

“DY MUNDËSI – DREJT EVROPËS APO KTHIM PRAPA”

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në Bruksel ka mbajtur fjalim para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku në agjendë ishte procesi aderues i Maqedonisë së Veriut në BE, njofton KlanM.

Para nesh është shansi I papërsëritshëm për të përforcuar misionin e përbashkët drejt BE-së – tha në fjalimin e tij në Bruksel, para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, sic njofton KlanM, vendi ka dy mundësi – drejt Evropës për më shumë integrime deri në anëtarësimin e plotë në BE, ose kthim prapa drejt ndasive dhe humbjes së kohës.

“Jemi të gatshëm për të arritur konsensusin midis partive politike për fushat kyçe të reformave dhe agjendës evropiane dhe për të përforcuar bashkëpunimin me Komisionin për çështje evropiane dhe Këshillin Kombëtar për eurointegrime si forum për zhvillimin e debatit konstruktiv për BE-reformat dhe negociatat aderuese” – tha Bujar Osmani.

Ministri Osmani dërgoi edhe një mesazh për Sofjen zyrtare, sic njofton KlanM, duke thënë se obligimet e Marrëveshjes nga dy protokollet nuk janë harruar, se personalisht mbikqyr grupet e punës për realizimin e tyre.

“Por, njëkohësisht kërkojmë kushte për zhvillimin e dialogut konstruktiv të bazuar në respektin e ndërsjelltë edhe nga ana e Bullgarisë. Besoj se së shpejti me formimin e qeverisë në Sofje do ta arrijmë këtë” – tha Osmani.

Votimi i projekt – rezolutës për Maqedoninë e Veriut për vitin 2022 në Komision është parashikuar në fund të majit, kurse miratimi në seancë plenare të Parlamentit Evropian pritet kah mesi I qershorit të këtij viti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share