Osmani: Pas sulmit të 24 shtatorit duhet të rimendohet dialogu Prishtinë – Beograd!

“KE-ja TË VENDOS MASA NDËSHKUESE NDAJ SERBISË”

Në përpjekje për të vazhduar procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Pesëshja e përbërë nga BE-ja përfaqësuesit e vendeve kryesore të saj dhe SHBA-ja do të udhëtojnë në fundjavë në Kosovë dhe Serbi.

Qëllimi i vizitës së emisarit Miroslav Lajcak, atij amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarve të Gjermanisë Francës dhe Italisë është të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Por presidentja Vjosa Osmani, tha se procesi i dialogut duhet të rimendohet pas sulmit të 24 shtatorit.

Duke komentuar deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian në Tiranë se ende janë duke pritur rezultatet e hetimeve për të pasur qëndrim të qartë rreth ndërmarrjes së masave ndaj Serbise Osmani sërish insistoi se prapa agresionit të muajit të kaluar nuk ka dyshim se qëndron Serbia.

BE-ja po vazhdon t’i mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe është duke shqyrtuar vendosjen e masave ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet e fundit në Banjskë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si tentim për aneksimin e Kosovës ndonëse i afërt me Vuciqin nënkryetari i deriatëhershëm i Listës Serbe Milan Radoiçiq morri përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share