Osmani: Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë në emicionin e mëngjesit në Tv Klan Macedonia deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë raporte korrekte pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe e njejta po zbatohet sipas planit nga të dy shtetet, përfshirë këtu dhe vendimin për ndryshimin e dokumenteve personale tashmë me emrin e ri.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me pëfaqësuesit grek, jemi të interesuar të zbatojmë në përpikmëri marrëveshjes e Prespës. Ka ngelur vetëm në disa institucione tek te cilat ne nuk kemi kontroll dhe kjo kuptohet edhe nga ta, pra Greqia neve na ka përkrahur në shumë procece ndërkombëtare në të mirë të vendit. Ndoshta dhe tek ne nuk janë implementuar të gjitha pikat e marrëveshjes, mirëpo edhe tek ta ka disa lëshimë që do të përmbushen me kalimin e kohës. Pra, ne po punojmë me intensitet të lartë të bëjmë ndrrimin e dokumenteve si në vend poashtu edhe për diasporën tonë jashtë kufijëve”, deklaroi Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share